RRETH NESH
Kompania
Për Kontura, dritarja është më shumë se një kornizë me xham. Ajo paraqet lidhjen vizuale në mes botës së jashtme dhe asaj të brendshme. Si qenie njerëzore na tërheq drita dhe ngrohtësia që na vjen përmes saj. Ajo paraqet shëndet, rritje dhe guxim për të ndryshuar. Pikërisht, kjo e fundit determinoi Konturën për t’i hyrë këtij investimi, të pashembulltë në rajon. Teknologjia e fundit, etja për të sjellë risi dhe ekipi i motivuar e kanë ravijëzuar Konturën.
Kontura ofron një gamë e plotë dizajnesh të profileve 70 mm dhe 85 mm të dyerve dhe dritareve përmes procesit të sofistikuar të ekstruzionit. Ky proces përfshin shkrirjen e granulave (lëndës së parë të plastikës), formësimin e saj përmes kallëpeve në profile të vazhdueshme dhe më pas prerjen e tyre në gjatësi të ndryshme.
Ne jemi krenarë për atë që kemi ndërtuar deri tani. Por marrëdhënia që kemi ndërtuar me partnerët tanë është ajo çfarë ne vlerësojmë më së shumti. Është pikërisht kjo qasje që na ka mundësuar të krijojmë një sinergji mes nesh, e cila ka rezultuar në rritjen tonë të përbashkët.